27 Maj, 2018

Kryemadhi me gazetarët, ja ku e presin deputetët e partisë së saj


Edhe kjo e enjte ka qenë mjaft e tensionuar në sallën e Parlamentit. Deputetët e opozitës nuk i janë bindur rendit të ditës dhe për këtë arsye, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka dhënë disa minuta pushim. Në kohën e pushimit deputetët opozitarë janë lidhur live në “Facebook” ku kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka mbajtur një fjalim të gjatë.

Pas krahëve të tij kishte gjithashtu një parrullë. Kur kanë dalë nga salla, eksponentët kryesorë të partive janë thirrur nga media për të dhënë nga një deklaratë për shtyp.

Në kohën që i erdhi radha Monika Kryemadhit, kryetare e LSI-së, të gjithë deputetët e partisë së saj, u spostuan diku në hije derisa Kryemadhi mbaroi jo vetëm intervistën, por edhe bisedën informale me vajzat gazetare për t’u larguar së bashku.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al