4 Mars, 2020

Krenar Çoçaj ankohet publikisht për Luana Vjollcën dhe e këshillon: Na lodhe …


Luana Vjollca duket se është e ngarkuar me shumë punë kohët e fundit. Ajo po punon për një projekt televiziv dhe njëkohësisht do sjellë edhe një këngë të re.

Të paktën këtë la të nënkuptohej me anë të një postimi në Instagram, ku shihet në një shtëpi diskografike në Kosovë.

“Nga Tirana në Prishtinë. Koha për studio. Sot një ditë e gjatë pune por shumë produktive,”– shkroi ajo.

Ndërsa shtoi se projekti muzikor do të vijë së shpejti.

Por fakti që është në punë gjithë kohës e ka vërtetuar edhe i dashur i saj Krenar Çoçaj.

Ky i fundit është ankuar publikisht se Luana është e fokusuar tek puna dhe e këshilloi të marrë disa dite pushime.

“Na ke lodh, punë, punë. Shko bëj ndonjë pushim,”- shkroi ai.

S’ka pasur asnjë reagim nga moderatorja në lidhje me komentin e tij.

Megjithatë duket se Krenari dëshiron të kalojë më shumë kohë me të dashurën e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al