5 Shtator, 2018

Klaudia shkëlqeu në tapetin e kuq të “Festivalit të Filmit në Venecia”, Albi Nako bën këtë veprim (FOTO)


Pas pjesëmarrjes në “Amici di Maria di Maria De Filippi”, balerina e njohur shqiptare Klaudia Pepa u zhvendos në Itali, aty ku tashmë po vijon karrierën e saj.

Për të dytin vit radhazi, Klaudia ka marrë pjesë në eventin më të rëndësishëm të filmit në Itali. E veshur me një fustan të gjatë me dy të çara anash, kombinuar me taka nude, ajo ka rritur të tërheqë vëmendjen e të gjithëve me look-un e thjeshtë në edicionin e 75 të “Festivalit të Filmit në Venecia”.

Klaudia ka postuar disa foto në profilin e saj në “Instagram” ku ka marrë shumë komente pozitive që i komplimentojën veshjen. E mesa duket kjo pamje i ka pëlqyer edhe ish-bashkëshortit, Albi Nako, pasinuk ka hezituar ta pëlqejë foton e fundit që balerina ka publikuar.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al