1 Maj, 2018

Kjo nuk pritej! Noizy nxjerr në shitje miken e tij, Oriola Marashin


Modelja e njohur Oriola Marashi dhe reperi Noizy prej disa kohësh janë bërë miq të ngushtë dhe në çdo moment i shohim bashkë.

Në jo pak raste Oriola dhe Noizy e thumbojnë njëri-tjetrin publikisht me komente në rrjetet sociale, por duket se mes tyre nuk ka hatër mbetje pasi i shohim vazhdimisht në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Mirëpo së fundmi duket se Noizy i ka befasuar të gjithë me postimin që ka bërë në “Instagram”, ku ka publikuar një video ku shfaqet modelja seksi teksa reklamon disa veshje.

“Rrobat vijnë bashkë me Oriola Marashin”, shkruan Noizy. Ndërkaq i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Oriolës, e cila nuk ia ka përtuar përgjigjen.

“Normal që Oriola se të ikësh ti nuk të blen njeri”, ishte përgjigja e Marashit ndaj Noizyt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al