11 Shtator, 2017

Kjo ishte ‘menuja ekzotike’ që u servir në dasmën e Marinës dhe Getoarit


Çifti i famshëm i showbizit shqiptar, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi kanë kurorëzuar ditën e djeshme dashurinë e tyre me martesë. Dasma dukej se ishte e përsosor në çdo detaj të saj dhe për këtë na mjafton të shohim  fotot e të pranishmëve në rrjetet sociale. Mbi të gjitha u duk se dasma kishte një energji të mirë për të vallëzuar dhe krijuar atmosferë nga të gjithë të pranishmit.

Sigurisht një detaj që nuk zhgënjen dhe që ishte në lartësinë e një organizimi të tillë ishte edhe menuja që ata kishin zgjedhur për të celebruar këtë ditë të veçantë.

Menuja në tërësi përfshinte sallatën, antipastën, një pjatë të parë, të dytë, të tretë dhe në fund ëmbëlsira. Moderne apo tradicionale? Pjata të thjeshta apo të komplikuara? Hidhini një sy menusë dhe gjykojeni vetë:

 

Menuja e plotë:

Sallata ekzotike me karkaleca të pjekur, havjar të zi, mente dhe erëza të freskëta.

Antipasta toke me reçel kajsie dhe fruta ekzotike.

Miks krudo me azot.

Fileto portokalli,salcë frut pasioni,mangoje dhe petale.

Pjata e pare

Tortelini të mbushura me tul gaforre,krem selinoje,filiza gruri,karkalec dhe salcë gjalpi.

 

Pjatë e dytë

 

Fileto levreku me krem lulelakre,asparag,lakër brukseli,kërpurdha baby,salcë limoni,lakër kineze.

Serbeto,lime me supë luleshtrydhe,zest portokalli dhe mente.

Pjata e tretë

 

Fuzion i mishit të kecit dhe qingjit i presuar me krem limoni, salcë zhu, biskotë nero di sepia.

 

Ëmbëlsira

Mus çokollate, krem kajsie dhe akullore.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al