12 Mars, 2020

“Kjo është karma”- Angela Martini reagon për përhapjen e koronavirusit: Kur do mësojmë të duam dhe respektojmë…


Përhapja e koronavirusit ka sjellë shqetësim mes njerëzve. Dhe ndërsa numri i të prekurve shkoi në 23 në vendin tonë, të famshmit nuk ndalojnë së dhëni mesazhe sensibilizuese për shqiptarët që të qëndrojnë sa më të sigurt dhe të mbrojnë veten e të tjerët.

Ndërkohë edhe Angela Martini ka reaguar në lidhje me situatën duke thënë se kjo është një hakmarrje për atë çfarë njerëzit u bëjnë kafshëve.

“Gjithçka që po ndodh është si rezultat i karmës për sjelljen e keqe ndaj kafshëve. Kur do mësojmë ti respektojmë dhe ti duam kafshët?”- shkroi ajo.

Ndërsa shpërndau edhe një tjetër postim ku shkruhet: “Nga viti 2020 mendonim se do kishim makina fluturuese por jo. Ja ku jemi duke mësuar njerëzi sesi të lajnë duart.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al