26 Shkurt, 2023

“Kjo është e padrejtë”/ Luizi i del kundra produksionit, këngëtari debaton me Arbanën gjatë spektaklit: Unë nuk jam budalla


Nata e “Prime”-t në “Big BrotherVIP” ka diskutuar dinamikat e shumta që kanë ndodhur përgjatë javës.

Që në nisje u diskutua loja me litarë, ku banorët u ndanë në dy grupe dhe qëndruan të lidhur me njëri tjetrin për 24 orë.

Banorët të cilët vendosni të tërhiqeshin nga kjo sfidë shkonin automatikisht në nominim dhe banori i parë i cili vendosi të largohej ishte Luizi duke tërhequr më pas dhe Oltën.

Dhe pas kësaj, Luizi kërkonte me ngulmim qe të kishtë një nominim kokë më kokë me aktoren, ku produksioni nuk ia realizoi këtë dëshirë.

Gjatë mbrëmjes, Arbana i komunikoi banorëve se në nominin shkonte i gjithë grupi i Luizit.

Ky vendim nxiti debate me këngëtarinn i cili kundërshtoi moderatoren duke i thënë se e ka lexuar zarfin nëntë herë, por në asnjë paragraf nuk është përmendur që banorët që hiqnin dorë nga sfida shkojnë në nominim.

“Jo, në zarf ka shkruar se grupi që qëndron më shumë ka imunitet, nuk është përmendur nominimi. Në dhomën e rrëfimeve unë e kam pyetur, çfarë ndodh nëse unë e heq litarin, më kanë thënë se ju jap avantazh grupit tjetër, por jo se shkojmë të gjithë në nominim. Nuk jam unë budalla të shkoj në nominim, nuk është e drejtë. Për çfarë e mbajtën të tjerët litarin pra? Nuk ka sens”,- tha ai.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al