22 Prill, 2022

Kim Kardashian kërcënon se do të padisë ‘Rolblox’ pasi shfaqi një reklamë për kasetën e saj të seksit


Kim Kardashian ka paralajmëruar se do të padiste programin e lojrave ‘Roblox’, pasi djali i saj gjashtëvjeçar, Saint, brenda kësaj loje kishte parë një reklamë që sugjeronte se ishte për ‘video-kasetën e re seksuale të Kim”.

Në një episod të fundit të “The Kardashians”, Kim u shtang kur djali i saj, Saint West, i tregoi çfarë kishte parë në lojë.

Kur Saint shpjegoi se reklama ishte një në një lojë Roblox, ajo u përgjigj: “Kjo është në lojë? Atëherë ne do t’i padisim ata nëse është një lojë me emrin dhe fotografinë time”.

Kaseta seksuale e Kim dhe Ray J u realizua në vitin 2002 kur çifti ishin në lidhje dhe u zbulua në shkurt 2007, ndërsa ‘Keeping Up With the Kardashians’ po fillonte prodhimin. Në atë kohë, Kim paditi Vivid Entertainment, kompaninë që shpërndau kasetën e saj të seksit, megjithëse më vonë ajo hoqi dorë nga padia dhe mori një pagesë prej 5 milionë dollarësh.

Sipas themelueses së “SKIMS, ajo tregoise ishte 99% e sigurt se nuk ka asnjë filmim të ri, por fakti që këta njerëz vazhdojnë të thonë se kanë një kasetë e frikëson.

Kim më pas thirri Kanye-n teksa shpërtheu në lot. “Megjithatë nuk është në rregull, nuk është,”- tha ajo.

“Ishte një lojë që dikush e bëri dhe shkruante Kaseta e re e seksit të Kim-it kur klikoje mbi të. Faleminderit Zotit që nuk di të lexojë ende. Dhe është sikur mbi trupin tim të pajetë kjo do të më ndodhë përsëri. Unë thjesht dua që të zhduket”.

Gjithashtu shtoi: “Sikur djali im të ishte pak më i madh dhe të kishte ditur të lexonte, do të isha mërzitur… Për pak sa nuk vdiqa kur Saint qeshi me të.”

Nëna e katër fëmijëve ka rrëfyer dhe më parë se si ajo ‘i frikësohet’ që një nga fëmijët e saj të shohë kasetën e zbuluar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al