14 Mars, 2022

Kim Kardashian tregon detaje të reja nga divorci me Kanye West: Ai më tha se karriera ime ka mbaruar


Kim Kardashian ka folur rreth ish-bashkëshortit të saj Kanye West në trailerin e ri të “Hulu”.

“Është vërtet e vështirë me Kanye”, dëgjohet të thotë Kim, përpara se traileri të ndërpritet në një skenë ku ajo i thotë motrës së saj Kourtney Kardashian: “Ai më tha se karriera ime ka mbaruar”.

Kim, tha më parë në intervistën për “Variety” se West, filmoi skena për serialin e ri të familjes përpara se marrëdhënia e tyre të prishej plotësisht.

Është gjithashtu e paqartë se sa pjesë të divorcit të tyre do të tregohen në shfaqjen e re, pasi themeluesja e “KKW Beauty” është përpjekur të mbajë çështjet e tyre private larg syrit të mediave, pavarësisht se Ëest insiston të bëjë gjithçka publike.

“Unë nuk mendoj se do ta kritikoja ndonjëherë babanë e fëmijëve të mi në shfaqjen time televizive”, tha ajo në një intervistë për Variety.

“Thjesht kjo nuk është në të vërtetë ajo që jam unë, dhe thjesht nuk mendoj se kjo do të më bënte të ndihem mirë. Të jesh në sy të publikut dhe të kesh mosmarrëveshje publike nuk është kurrë e lehtë. Por unë besoj në trajtimin e të gjithëve privatisht”, shtoi ajo.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al