7 Shtator, 2017

Këto janë veshjet më “lakuriqe” të Festivalin të Venecias


Në festivalin e Venecias këtë vit yjet kanë zgjedhur veshje nga më të ndryshmet, duke prezantuar klasin, sharmin dhe duke evidentuar çdo pjesë të bukur apo të kolme. Përtej ngjyrave dhe modeleve ato që kanë dominuar këtë herë janë edhe detajet transparente. Nëse vitin e kaluar fustani i Bella Hadid ishte më i përfoluri, në këtë edicion të Festivalit të Venecias, janë disa veshjet më të përfolura nga mediat rozë dhe komentatorët.

Shumë yje kanë zgjedhur të sfilojnë me veshje seksi, si ajo e Cristiana Capotondi. Aktorja romane kishte zgjedhur një fustan të zi, që tregonte linjat seksi dhe format e saj. Por edhe shumë yje të tjerë që parakaluan tapetin e kuq, kishin zgjedhur veshje seksi, transparente dhe me detaje të kësaj natyre. Më poshtë do të gjeni fotot e disave prej tyre në parakalimin në tapetin e kuq.

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al