11 Shtator, 2017

Këta ishin të ftuarit VIP në dasmën e Marinës dhe Getit


Kur je një vajzë e njohur dhe shumë e bukur si Marina, nuk e mendon vetëm ti, motrat dhe mikeshat e tua sesi do dukesh nuse. E mendojnë të gjithë. Marina dukej spektakolare, ndërsa Geti elegant dhe plot energji për ta shijuar ditën e tyre të veçantë.

Një dasmë madhështore si ajo e Marinës dhe Getit mbrëmë, vështirë se do të harrohet nga pjesëmarrësit e saj. Çdo gjë ishte e kuruar dhe dasma e tyre do të mbahet mend gjatë. Por për post organizimit, dekorit që ishte një magji, të ftuarit janë ata që e bëjnë një dasmë të bukur ose jo.

Në dasmën e një ndër çifteve më të rëndësishme të showbiz-it, shumica e pjesëmarrësve ishin plot energji, dhe nuk pushuan një moment së kërcyeri. Përveç familjarëve të çiftit në këtë dasmë ishin të ftuar edhe shumë VIP-a shqiptarë, të cilët mbrëmjen e kaluar shpërthyen me foto dhe video live nga ceremonia. Që nga pronarët e dy nga televizioneve kombëtare, familja Hoxha dhe familjaFrangaj tek emra të tjerë të jetës publike në Shqipëri dhe Kosovë: Sokol Balla, Ardit Gjebrea, Filip Cakulli, Ermal Fejzullahu, Babastars, Stresi, Erion Veliaj etj. Për më shumë shikoni fotot e mëposhtme.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al