6 Qershor, 2021

“Keni vetëm një trup…”- Modelja 71-vjeçare tregon linjat trupore teksa pozon me bikini


Sarah Grant, 71-vjeçare, e veshur me rroba banje në pistën e javës së modës australiane.

modelja 71 vjecare (1)

Veshja e rrobave të banjës nuk ishte problem për mua, sepse 70 është si 50. Ne të gjitha jemi më të shëndetshme dhe jetojmë më gjatë tani. Ju keni vetëm një trup kështu që duhet të jeni krenare për të. Ka të bëjë me fuqizimin e vetes dhe të tjerëve, çfarëdo forme, madhësie apo moshe të jeni,”- u shpreh Grant.

modelja 71 vjecare (2)

Paraqitja e saj e parë në pasarelë ishte për “Pierre Cardin” në Zelandën e Re, në moshën 16 vjeç.

Grant thotë se industria e modelimit ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë që kur ajo bëri një pushim nga vitet 60’.

modelja 71 vjecare (2)

Nuk kishte artistë për flokë dhe make-up kur unë fillova: të gjithë duhej të kishim çanta të mëdha për produkte dhe veshje, në mënyrë që të rregulloheshim vetë. Të gjitha kishim një peshë të rregullt. Duhet të ishim masa 10 ose 12. Kur hyri në modë pamja super e dobët, ishte vërtet tragjike për biznesin dhe shumë vajza përfunduan me probleme për shkak të saj,“- tha ajo.

modelja 71 vjecare (1)

Grant, e cila gjithashtu kohët e fundit është shfaqur në fushata për markat australiane Camilla dhe Aje, thotë se ende e pëlqen punën si modele.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al