22 Prill, 2019

Këngëtarja shqiptare publikon foton kur ishte fëmijë, ja si dukej para se të bëhej e famshme


Për këngëtaren e famshme me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, kjo ditë është mjaft speciale, pasi vëllai i saj feston ditëlindjen.

Për ta uruar të vëllanë për ditën e saj të veçantë, Eleni vendosi të bëjë një postim të bukur në llogarinë e “Instagram”-it.

Foureira ka postuar në “Instastory” një fotografi të realizuar kur ata ishin fëmijë, e bashkëngjitur me të ka edhe një dedikim të ëmbël.

“Gëzuar ditëlindjen vëllai im, të dua shumë!”, shkruan këngëtarja në foton ku ajo shfaqet fëmijë dhe fansat mezi e njohën.

Që ndjekësit e saj të shumtë mos ta ngatërronin, Eleni ka specifikuar përmes një shigjete se cila është ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al