16 Maj, 2018

Këngëtarja shqiptare mundohet të shkruaj anglisht, por gabon…


Ndodh shpesh që figura të ndryshme të showbizz-it shqiptar preferojnë t’i shkruajnë citimet e fotove në gjuhën angleze, por ka shumë raste kur ata bëjnë gabime gjatë shkrimit.

Rasti i fundit është i këngëtares Samanta Karavella, e cila në një postim në “Instastory” i ka ndodhur të shkruaj gabim ditën e javës. Ky mund të ketë qenë një gabim shpejtësie, por duket se këngëtarja nuk e ka kuptuar akoma se diçka nuk shkon në atë që ka shkruar mbi foto, edhe pse ka më shumë se 19 orë që e ka postuar.

Siç shihet dhe nga postimi i këngëtares, ajo ka dashur të shkruaj “e martë” në anglisht, por nga Tuesday e ka shkruar Tuesady. Kujtojmë se vetë Samanta ka studiuar për spanjisht dhe është njohëse e mirë e kësaj gjuhe, por mesa duket çalon në anglisht.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al