10 Maj, 2018

Këngëtarja shqiptare akuzon producentin për ngacmim seksual


Këngëtarja e famshme shqiptare ka shokuar sot të gjithë fansat e saj me një deklaratë të bërë në rrjetin social “Twitter”. Ajo është këngëtarja e hiteve të njohura “I got you”, “Me, myself and I”, “Meant to be” e shumë të  tjerave, Bebe Rexha.

Ajo ka treguar për fansat e saj se i njëjti producent që kishte ngacmuar seksualisht Kristina Buch dhe Peyton Ackley, e kishte provuar dhe me të.

“E lumtur që këto femra folën. Është e frikshme që të flasin për këto punë. Janë të forta. Ai e provoi me mua kur isha në fillimet e mia, por unë dola nga studio. Karma është një bushtër”, ka shkruar Bebe për producentin Detail.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al