14 Qershor, 2021

Këngëtarja me famë botërore “inspirohet” nga Elvana Gjata, veshin të njëjtin kostum të markës së njohur, ja sa kushton


Këngëtarja shqiptare, Elvana Gjata publikoi pak ditë më parë videoklipin e këngës “Loti”, ku u shfaq e veshur me një kostum të zi të markës së njohur “Mugler”.

Ndërsa një foto, po me këtë veshje, Elvana Gjata e ndau me ndjekësit në Instagram më 29 mars.

Me të njëjtin kostum është shfaqur edhe artistja me famë botërore, Ciara.

Tre ditë më parë, këngëtarja publikoi foto në Instagram me veshjen e  “Mugler”, por ngjyra e kostumit është nude.

Sipas çmimeve të publikuara nga marka e njohur në faqen e saj zyrtare, mësohet se kostumi që kanë veshur dy artistet kushton 2480 euro.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al