19 Mars, 2018

Këngëtarja me famë botërore akuzohet për plagjiaturë, rrezikon…


Këngëtarja me famë botërore Miley Cyrus është akuzuar për plagjiaturë për këngën “We can’t stop”.

Miley është hedhur në gjyq nga këngëtari Flourgon. Ky i fundit ka theksuar se ajo ka marrë shumë pjesë nga kënga e vitit 1988 “We Run Things”.

Gjithashtu bëhet e ditur se këngëtari paraqiti padinë për të drejtën e autorit dhe kërkon dëmshpërblim nga Miley Cyrys një shumë prej 300 milionë dollarësh.

Në lidhje me këto akuza, ylli i muzikës nuk ka dhënë ende asnjë deklaratë.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al