23 Tetor, 2022

Këngëtarja e njohur Poni flet për bashkëshortin e saj: E mora unë të vetmin vlonjat tolerant që ishte


Muzikën e saj e njohim të gjithë, por dimë shumë pak për jetën personale të saj. Këngëtarja e mirënjohur Poni, ka qenë gjithmonë hermetike në lidhje me jetën e saj jashtë skenës, ndërsa ka preferuar ta mbajë larg vëmendjes së publikut partnerin e saj vlonjat si dhe djalin e tyre të vogël.

Në një intervistë, këngëtarja iu përgjigj pyetjes se nëse nuk do të kishte qenë nga Vlora, nga do ta merrte partnerin. “Poni, po të mos e merrje nga Vlora nga do e merrje”, ishte pyetja që iu bë. Me shaka, këngëtarja theksoi se ishte ajo që e mori të vetmin vlonjat tolerant që ishte. “Mendoj se çdo gjë është e shkruar, kur kam qenë e re mendoja se nuk do të merrja kurrë një burrë nga Vlora, sepse me natyrën që kam atë 5 minutshin tonë klasik nuk do të më duronte njeri. Intuita më la në baltë se dhe shkova aty ku e kishte shkruar zoti, gjeta një vlonjat tolerant i vetmi që ishte e mora unë”, u shpreh këngëtarja.

Këngëtarja  është këngëtare dhe autore këngësh e njohur. Emri i  plotë është   Shqiponja, ka lindur në 8 NENTOR 1981, e martuar dhe me një djalë. PONI është  emri i saj i vegjëlisë , i cili u zgjodh të jetë njëkohësisht  dhe emri artistik.

E shtyrë  nga talenti dhe dëshira për të kënduar, mbaroi shkollën e muzikës për kanto “Naim Frashëri”, Vlorë dhe paralelisht është  marrë  me aktivitete artistike në Teatrin “Petro Marko”, Vlorë. Festivali i këngës vlonjate, ka qenë veprimtaria e saj e parë kur ishte ende në bankat e shkollës.

Me pas, do të hapeshin dyert e botës së muzikës, ku me zërin e saj do të tërhiqte vëmendjen dhe dashurinë e publikut. Punoi për 2 vjet si mësuese muzike, ku fëmijëve nuk ju përcolli thjesht mësime muzike, por ju kultivoi dashurinë për muzikën në përgjithësi dhe sidomos këngët  labe në  vecanti!

Paralelisht me rritjen e saj profesionale duke u renditur ndër këngëtaret më të mira te trevave shqipfolëse, ndoqi studimet dhe u diplomua per Shkenca Politike. Në karrieren e saj, numërohen 7 albume dhe qindra koncerte, brenda dhe jashtë vendit, si: Amerikë, Australi, Itali, Greqi, Gjermani, Francë, Norvegji, etj. Cmime dhe vlerësime qe ka marrë, kanë vulosur suksesin e saj në këngë si profesioniste.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al