18 Mars, 2019

Këngëtarja e famshme shqiptare zbulon sekretin e realizimit të fotos perfekte


Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, ka zbuluar për fansat e saj se çfarë pune bëhet për të realizuar fotografinë perfekte.

Shqiptarja 28-vjeçare ka postuar në “Instagram” dy fotografi, ku në njërën tregon prapaskenat për të shkrepur një imazh të bukur dhe në tjetrën përfundimin.

Këto fotografi i ka realizuar në Singapore, ku ka shkuar për të performuar dhe shijuar disa ditë të bukura.

Shumë drita në fytyrë dhe një aparat i fokusuar tek ajo sjellin pastërtinë dhe qartësinë e imazhit. Rita shfaqet në një restorant e rrethuar nga miqtë, të cilët kanë hapur blicet e celularëve dhe ia kanë drejtuar në fytyrë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al