11 Qershor, 2019

Këngëtarja e famshme shqiptare ka një mesazh për femrat: Njerëzit ndihen keq për moshën e tyre, por… (FOTO)


Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku poston foto e video të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Madje shpeshherë, Bebe edhe i motivon fansat e saj me mesazhet e bukura dhe vetëvlerësuese që jep nëpërmjet postimeve që bën në rrjetet sociale.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe ditën e sotme, teksa ka publikuar një foto të saj që tregon se ndihet e lumtur me veten dhe moshën. Ajo ka një mesazh shumë të rëndësishëm për të gjitha femrat.

“Unë jam 29 vjeçe për t’u bërë 30 dhe ndjehem shumë mirë. Njerëzit ndjehen keq për moshën e tyre, veçanërisht gratë! Por unë refuzoj të etiketohem nga një numër. Ndjej se po rritem brenda vetes sime të vërtetë”, ka shkruar këngëtarja e famshme bashkëngjitur me foton.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al