1 Gusht, 2018

Këngëtarja e famshme në pritje të ëmbël, nënë për herë të tretë


 

Këngëtarja me famë botërore Christina Aguilera është padyshim një ndër më të dashurat për publikun. Së fundmi ajo ka marrë vëmendjen e mediave të huaja, pasi po përflitet se 37-vjeçarja është në pritje të ëmbël.

Christina ka edhe dy fëmijë të tjerë, një djalë e një vajzë, por sot po qarkullojnë lajmet se ajo është shtatzënë dhe shumë shpejt do të sjell në jetë fëmijën e 3.

Por nga erdhën këto dyshime? Fillimisht janë daljet e saj publiku, ku ajo është parë  mbipeshë dhe me barkun e rrumbullakosur dhe është munduar që ta mbulojë atë me veshje të gjëra. Gjithashtu është mësuar se Christina ka hequr dorë nga alkooli dhe mundohet që të kujdeset për veten.

Lidhur me këtë lajm, burime pranë çiftit të njohur kanë treguar se Christina nuk ka shtuar në peshë nga ushqimi, por ajo dhe Matt janë në pritje të fëmijës së dytë, pasi siç dihet djali 10-vjeçar Max Liron Bratman vejnë nga martesa e parë e Christinas me Jordan Bratma.

EXCLUSIVE: Christina Aguilera and Karolina Kurkova arriving at a port in Ibiza to board a yacht. 18 Jul 2018 Pictured: Christina Aguilera and Karolina Kurkova. Photo credit: MEGA TheMegaAgency.com +1 888 505 6342 (Mega Agency TagID: MEGA253822_012.jpg) [Photo via Mega Agency]
Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al