4 Janar, 2019

Këngëtarja e famshme merr vendimin e rëndësishëm pas ndarjes nga jeta të njeriut të dashur


Këngëtarja e famshme Jessie J ka njoftuar fansat e saj se do të marrë një pushim nga rrjetet sociale. Nëpërmjet një postimi të bërë në “Instagram”, këngëtarja shprehet se dëshiron që të jetë e pranishme në jetën e njerëzve që ajo do.

Ky vendim vjen si pasojë e disa ngjarjeve të rënda e të papritura në jetën e saj. 30-vjeçarja tha gjithashtu se ky pushim nuk do të jetë i përhershëm dhe se postimet e ardhshme do të bëhen nga ekipi i saj dhe jo nga këngëtarja.

“Kur trishtimi godet është e rëndësishme që ta përqafojmë, kështu nuk na përcakton dot. Duhet ta praktikoj tek vetja ime atë për të cilën flas dhe këndoj në skenë me muzikën time”, thuhet në postimin e Jesssie J.

Kjo e fundit zbuloi pak ditë më parë  se truproja i saj prej një kohe të gjatë, Dave, vdiq papritur në fund të vitit 2018. Mediat e huaja shkruajnë se kjo është arsyeja e vetme për mungesën e saj në  mediat sociale.

“Ti nuk ishe vetëm siguria ime, ne  jemi familje”, shkruante këngëtarja te postimi dedikuar truprojës së saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al