12 Dhjetor, 2023

Këngëtarja dhe sportisti i njohur mirëpresin në jetë fëmijën e tretë! Brenda marrëdhënies së çiftit që refuzuan të bënin s*ks pa u martuar


Ciara dhe lojtari amerikan Russell Wilson kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të tretë, të quajtur Amora Princess Wilson.

Russell Wilson1

Këngëtarja publikoi një foto të foshnjës me një kapuç në kokë me mbishkrimin e emrit të saj “Amora”, por nuk bëri të ditur datën e lindjes.

“Ne të duam shumë!”, shkroi ajo krahas imazhit. Çifti janë gjithashtu prindër të vajzës Sienna, 6 vjeçe, dhe djalit Win, 3-vjeç.

ciara2

Ndërkohë këngëtarja ka edhe një djalë 9-vjeç me ish-patnerin, Future. Fituesja e Grammy- t u nda nga reperi në vitin 2014 dhe u lidh me Wilson një vit më pas.

ciara

Çifti pas nisjen së romancës së tyre deklaruan se nuk do të kryenin marrëdhënie intime derisa të martoheshin.

Pas muajit të mjaltit, dyshja treguan planet e tyre për krijimin e një familje të madhe.

Kur Russell Wilson i kërkoi gruas së tij “më shumë bebe” në emisionin “Ellen DeGeneres Show” në maj 2022, ajo ra dakord dhe vitin e ardhshëm zbuloi se ishte shtatzënë.

ciara1

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al