21 Korrik, 2018

Këngëtari shqiptar ndërpret koncertin dhe puth fansen që i propozoi për martesë


Kantautori i njohur shqiptar Ermal Meta është kthyer në një nga personazhet më të dashur për publikun shqiptar dhe italian. Me këngët dhe zërin e tij të veçantë ka “vjedhur” zemrat e të gjithëve.

Meta ka nisur turin e tij muzikor, ku së fundmi ka dhënë koncert në Mofletta të Barit ku i ka ndodhur një ngjarje e papritur. këngëtari ishte duke kënduar kur ka vënë re një pankartë të një vajze të vogël në rreshtin e parë.

Në pankartën shumëngjyrëshe shkruhej një propozim për martesë, si dëshmi e dashurisë që e vogla ka për Ermalin si këngëtar e njeri.

“Ermal të dua, do martohesh me mua?”, ishin fjalët që kishte shkruar fansja e quajtur Fracy. Meta ndërpret koncertin, zbret nga skena dhe i afrohet publikut. Aty gjen edhe vajzën që kishte bërë pankartën.

Më pas ai e ka përqafuar dhe puthur përzemërsisht si falënderim për dashurinë që ajo i jep dhe i merr kartonin me vete për tua treguar edhe publikut që ishte aty.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al