19 Prill, 2018

Këngëtari shqiptar i kushtoi këngë, ish-e dashura i kthen përgjigjen mbresëlënëse


Këngëtari i njohur i hiteve “Si me kon zezakë”, “Lej foret” e të tjera, erdhi kohët e fundit në vëmendjen e mediave për shkak të ndarjes së tij nga e dashura Lorena Haliti. Pas ndarjes nga Seven Saraqi, bukuroshja zyrtarizoi lidhjen e saj me një sportist amerikan.

Megjithatë duket se këngëtari nuk e ka harruar akoma ish-të dashurën e tij. Në këngët e fundit ‘Pa ty’, në bashkëpunim me Argjentina Ramosajn, Seven i thotë disa fjalë dashurie Lorenës.

Në rreshtat e tij këngëtari shprehet se asgjë nuk është e njëjtë pa të dhe s’mund të dojë askënd si ish-të dashurën.

Por Lorena së fundmi i është përgjigjur dedikimit të tij në një postim në profilin e saj në “Instagram”. Në foton e publikuar, ajo ka lënë të kuptohet se po ja del më së miri pa këngëtarin  dhe e ka ditur faktin që kishte për ti munguar atij: “Ki mu kthy prap me lyp zemren tem”, ka shkruar Lorena.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al