23 Tetor, 2022

Këngëtari i njohur Endri Prifti shokon me emrat e fituesve të Festivalit të fundvitit dhe Këngës Magjike: Janë vendosur 5 muaj më parë


Endri Prifti ka zbuluar ditën e sotme me anë të një postimi në Instagram se fituesit e festivaleve të Këngës Magjike dhe Festivalit të RTSH janë vendosur 5 muaj më parë dhe ndërkohë ka zbuluar edhe emrat e tyre. Sipas tij fituesja e festivalit të Këngës Magjike do të jetë këngëtarja Marsela Çibukaj, ndërsa në Festivalin Kombëtar vendin e parë do ta fitojë reperi Noizy në bashkëpunim me këngëtarin Eugent Bushpepa.

Këngëtari Endri Prifti  para disa kohësh bëri një denoncim ndaj ish―bashkëshortes së tij Anjeza Kolevica  për grabitjen e shtëpisë në bashkëpunim me ndihmën e Kadastrës së Korçës.

Ky denoncim nuk u prit aspak mirë nga ish―bashkëshortja e këngëtarit dhe u pasua me një seri akuzash të rënda nga ana e saj kundrejt Priftit, ndërkohë këngëtari duket se e ka lenë të gjithë situatën në dorë të institucioneve. Në një puntatë të programit Shiko Kush Luan ai u shpreh “Bëj gjithçka për dashurinë, vras edhe veten!”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al