17 Nëntor, 2022

“Këngët e mia kanë miliarda dëgjime”/ Bebe Rexha flet për karrierën e saj muzikore: Njerëzit nuk e dinë ende se kush jam


Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Bebe Rexha arriti të rrëmbente së bashku me David Guetta-n çmimin “Bashkëpunimi më i mirë” në MTV EMA me këngën “Im Good” (Blue).

Dhe pas këtij suksesi, këngëtarja sapo ka shënuar dhe një tjetër arritje. Ajo është nominuar për çmimet Grammy Awards 2023 me po të njëjtën këngë.

Shpesh herë Bebe është diskriminuar nga festivalet e mëdha të muzikës dhe pse disa prej këngëve të saj numërojnë miliarda klikime në “Youtube”, ajo përsëri nuk  shpërblehej me ndonjë çmim apo të futej në nominime.

Së fundmi këngëtarja ka realizuar një intervistë ku tregon se ka pikasur një koment të një ndjekëseje në “Tik tok” e cila ishtë shprehur se këngët e saj kanë miliona klikime por ajo përsëri nuk është aq e famshme sa duhet.

“Dua të them, është e çuditshme. Unë kam qenë në internet gjatë gjithë kohës. Dikur kisha një zemër prej çeliku. E pashë atë video të vajzës që fliste për njerëz të famshëm që nuk janë vërtet të famshëm. Dhe e kuptoj plotësisht atë që ajo thotë sepse ka të drejtë, sikur unë kam tre këngë që janë një miliardë klikime secila. Unë kam një rekord të certifikuar me pllakë diamanti (“Meant to Be” me Florida Georgia)që ka vetëm 63 në të gjithë botën.

 Dhe unë kam shkruar disa nga hitet më të mëdha në botë, dhe megjithatë njerëzit ende nuk e dinë se kush jam. Dhe unë jam në rregull me këtë. Për të qenë i sinqertë, më pëlqen të shkoj në dyqanin ushqimor dhe të blej biletat e lotos dhe të bëj pazar ushqimesh për qenin tim, dhe më pëlqen të mos ekzagjërohem ne veshje. Më pëlqen të vesh të njëjtën veshje çdo ditë në studio, si dhe të bëj pazar“- theksoi ajo.

“Unë gjithashtu do të performoj shumë herë dhe njerëzit do të vazhdojnë të thonë: “Oh, Zoti, ajo ishe ti!” Dhe unë them: “Po, kjo jam unë”. Dhe ata thonë: “Nuk e kisha idenë! Ju keni një fanse të re tani”, gjë që mendoj se është e mahnitshme.

 Por videoja ishte disi e vërtetë: Unë jam e famshëme, por, jo si disa, nëse kjo ka kuptim. Për shembull, nuk jam aspak e famshme si Beyonce. Unë nuk jam aspak e nivelit të lartë”- përfundoi artistja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al