18 Prill, 2022

Kënga e Beatrix nuk paska qenë një dedikim për Donaldin


“Ma shumë se ti”, ishte kënga që Beatrix publikoi javën e shkuar, duke shkaktuar një ‘furtunë’ në rrjetet sociale. Menjëherë kënga u lidh me faktin se në fakt vargjet ishin për ish-partnerin e saj, Donaldin.

Në rrjetet sociale u shkruajt shumë për këtë këngë, duke e marrë si reagimin e parë të këngëtares pas ndarjes së bujshme. Por në fakt, planet për këtë këngë, paskan qenë më të hershme. Kur ishte pjesë e Big Brother dhe në ditët e arta me Donaldin, ajo e ka prekur këtë temë, duke thënë se kënga e tyre ishte gati dhe Trixës i kishte pëlqyer shumë.

“Nuk e di nëse më kanë pritur Dj Geek dhe Dafina për bashkëpunimin. E kishin një këngë super”, ka thënë këngëtarja. Ndoshta kënga në fakt nuk qenka një dedikim për Donaldin, ose ndoshta pas historisë, teksti ka pësuar disa ndryshime, duke e përshtatur më së miri me gjithçka çfarë ndodhi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al