9 Qershor, 2021

Katër muaj pas divorcit, Kim Kardashian i shpreh publikisht dashurinë Kanye West me rastin e ditëlindjes së tij


Divorci i Kim Kardashian dhe Kanye West bëri xhiron e botës, por mesa duket dashuria dhe respekti kanë mbetur ende mes tyre.

kim kardashian (3)

Me rastin e ditëlindjes së ish-bashkëshortit të saj, Kim postoi një foto të të dyve krah tre fëmijëve në llogarinë e saj në Instagram, raporton “The Mirror”.

kim kardashian (4)

Mirëpo, ylli i “Keeping Up With the Kardashians” nuk u mjaftua me kaq. Ajo i dedikoi disa fjalë ish-partnerit: “Urime ditëlindjen, të dua përjetë“.

kim kardashian (8)

Edhe Khloe e ka uruar ish-kunatin me një foto të tij dhe Kim, së bashku me Khloe-n dhe Tristan.

kim kardashian (6)

Gëzuar ditëlindjen vëllait tim përjetë! Uroj të kesh ditëlindjen më të mirë Ye! Të dërgoj dashuri dhe bekime të pafundme”,- shkroi motra e Kim.

kim kardashian (7)

Çifti u martua në një ceremoni ëndrrash në Itali, në vitin 2014, dhe janë prindër të katër fëmijëve: vajzës North, e cila lindi në 2013-ën, djalit Saint, vajzës Chicago dhe djalit Psalm, i cili erdhi në jetë në 2019-ën.

kim kardashian (5)

Kardashian dhe West thuhet se kanë jetuar të ndarë prej disa kohësh. Në shkurt, Kim njoftoi se kishte bërë kërkesë për divorc, duke përmendur si arsye “dallimet e papajtueshme”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al