3 Maj, 2019

Kaq shumë? Aktori i famshëm zbulon numrin e fëmijëve që do të ketë me Miley-n


Aktori i famshëm, Liam Hemsworth, ka zbuluar se martesa e bërë në dhjetor të vitit 2018 me këngëtaren e njohur, Miley Cyrus, e ka bërë marrëdhënien e tyre edhe më të fortë.

“Ne kemi tani një variant më të fortë, më të thellë të marrëdhënies që ke zakonisht para martese.Ajo është e papërmbajtshme. Unë jam i papërmbajtshëm. Bashkë, jemi dhjetëfish të papërmbajtshëm”, tha Liam.

Madje në një intervistë për GQ, Hemsworth tregoi edhe shifrën e pabesueshme të fëmijëve që shpreson të ketë me bashkëshorten e tij.

“10, 15, ndoshta 20 fëmijë.”, u shpreh Liam për “GQ”. “Një ditë, kur të mos kemi kaq shumë qen në shtëpi. Tani është e pamundur ta fusësh një fëmijë në shtëpinë tonë. Por një ditë, ne do ta kuptojmë se ka ardhur momenti i duhur. Tani? Tani jo”, ka shtuar aktori.

Ndërkohë kujtojmë se çifti njoh plot 10 vite më parë, në sheshxhirimin e filmit “The Last Song”. Që aty nisi romanca që u shënjua nga disa ndarje e ribashkime.

Por Liam e Miley nuk munden pa njëri- tjetrin dhe pas shumë spekulimeve, ata u rishfaqën më në fund bashkë në tetor të 2017-s.

E në dhjetor të vitit 2018, ata u martuan në një ceremoni intime, mënyra më e mirë për të festuar 10 vitet bashkë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al