28 Gusht, 2018

Kanë kohë që nuk flasin, Enca merr vendimin drastik për bashkëpunimet me Noizy-n


Enca Haxhia dhe Noizy dikur kanë qenë miq të mirë, ndërsa sot ata nuk flasin. Por pavarësisht se sa miq të ngushtë kanë qenë, dy këngëtarët e njohur shqiptar shfrytëzojnë çdo rast të mundshëm për të thumbuar njëri-tjetrin publikisht.

Edhe pse tani nuk janë më miq dhe thumbojnë njëri-tjetrin, ata të dy kanë së bashku disa bashkëpunime, të cilat deri tani nuk i kishin fshirë nga kanalet e tyre në “Youtube”.

Por Enca mesa duket e ka marrë e para vendimin e papritur dhe ka fshirë nga kanali i saj në “Youtube” bashkëpunimin me Noizy-n, “Bow Down”, i cili ka thyer rekorde shikueshmërie.

Ndërsa Noizy vazhdon që ta ketë në profilin e tij këngën “Ata nuk e din”, e cila është një bashkëpunim me Encën.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al