1 Maj, 2020

“Kam shumë neps për …”- Gigi Hadid e emocionuar konfirmon shtatzëninë. Supermodelja do bëhet nënë për herë të parë


Gigi Hadid ka konfirmuar se është në pritje të fëmijës së parë me ish yllin e One Direction, Zayn Malik.

Supermodelja konfirmoi lajmin gjatë një interviste për Jimmy Fallon.

“Urime për shtatzëninë, është lajmi më i mirë ndonjëherë,”- tha moderatori.

Ndërsa Gigi iu përgjigj duke buzëqeshur: “Faleminderit shumë! Natyrisht që do të donim ta njoftonim lajmin sipas kushteve tona. Por ne jemi vërtet të entuziazmuar dhe mirënjohës për urimet e të gjithëve.”

Gjithashtu ajo tregoi se çfarë i hahet më shumë.

“Nepsi im ka qenë për gjevrek, çdo ditë,”- u shpreh modelja.

Thashethmet për shtatzëninë e saj nisën në 25 vjetorin e lindjes së modeles pak ditë më parë.

Fillimisht lajmet u konfirmuan nga nëna e saj, Yolanda Hadid e cila tha se janë të emocinuar që do vijë në jetë fëmija.

Ndërsa shtoi se për çiftin nuk ka rëndësi gjinia e fëmijës.

Gigi dhe Zayn janë bashkë prej shumë vitesh. Edhe pse janë lidhur dhe ndarë disa herë, duke se dashuria e tyre i ka mbijetuar çdo problemi.

/Panoramaplus.al

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al