8 Shtator, 2017

Kallashi na prezanton me makinën 150 mijë eurosh


Valltarja dhe këngëtarja Donjeta Kosumi , ndryshe quajtur Kallashi, veç lëvizjeve të saj është edhe një maniake e makinave deh e markave më të shtrenjta të tyre.

E pasi e kemi parë atë me disa makina të tipit BMW dhe lloje të tjera të makinave, kësaj here Kallashi ka rënë  në makinë edhe më të mirë. Është fjala për makinën e tipit Ferrari, çmimi më i vogël i së cilës nuk është nën 100-150 mijë euro.

Kallashi duket e lumtur në këtë makinë ngjyrë të kuqe, të cilën e ka postuar në rrjetet sociale. Duket se Donjetës vallëzimi i paska shkuar mirë dhe me fitime të majme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al