9 Shtator, 2017

“Ka verë dhe në vjeshtë”, mesazhi largpamës i Majlinda Bregut, ja si i përgjigjet Irena Kita


Ditën e sotme ka nisur seanca e parë plenare për këtë legjislaturë.Ndër politikanët që kanë mbetur jashtë Kuvendit është edhe Majlinda Bregu e cila nuk u përfshi nga Lulzim Basha në listat zgjedhore të PD.

Në orët e para të paradites, orar që përkon edhe me mbledhjen parlamentare, Majlinda ka zgjedhur që të bëjë publike një foto në Instagaram ku shfaqet në krah të blogeres dhe avokates Irena Kita, me një mesazh që tërheq vëmendjen.

“Ka verë edhe në vjeshtë”, ka shkruar Bregu bashkangjitur postimit,duke dhënë kështu një mesazh të ngrohtë pozitiviteti.”Ti kalove mes dimrave të acartë, por gjithmonë mbetesh një pranverë”, i komenton Irena.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al