26 Mars, 2018

Ka një pasuri marramendëse, por diva e muzikës është kapur mat duke blerë te rrobat e lira


Beyonce është një nga femrat më të pasura në botë, por pavarësisht kësaj, ajo nuk e ka aspak problem që të bëjë blerje në dyqanet të cilat ofrojnë ulje çmimesh.

Edhe pse pasuria e saj kap një vlerë marramendëse, këtë fundjavë ylli i muzikës, e shoqëruar nga vajza e saj, Bleu Ivy, është fotografuar në një dyqan në Los Angeles duke bërë shopping.

Por ajo çfarë vihet re, është se dyqani, nga i cili Beyonce dhe vajza e saj, kanë bërë shumë blerje kishte ulje çmimesh.

Me pak fjalë Beyonce nuk e ka aspak problem të blejë gjërat që ajo dëshiron të cilat ofrohen me disa dollarë më pak.

Aktualisht diva e muzikës është duke punuar për realizimin e klipit të saj të ri, i cili vjen në bashkëpunim me bashkëshortin e saj, Jay Z.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al