7 Nëntor, 2021

“Ka bërë seks me të paktën 38 burra të tjerë”/ 29-vjeçari zbulon të vërtetën tronditëse! E dashura e dehur i thotë edhe se…


Një 29-vjeçar nuk e honeps dot faktin që e dashura e tij ka fjetur me të paktën 38 burra të tjerë. Gjatë rrëfimit për “Dear Deidre” të “The Sun”, ai pranon se nuk mund të kryejë dot marrëdhënie seksuale me të, sepse mendon për burrat me të cilat ajo ka fjetur.

tradhti (3)

Ja rrëfimi i plotë:

E urrej faktin që e dashura ime ka fjetur me 38 burra të tjerë para meje. Nëse do ta kisha ditur që numri ishte kaq i lartë kur u takuam, nuk mendoj se do të isha lidhur. Ajo është 34 vjeç, unë jam 29 vjeç dhe jemi bashkë prej pesë vitesh.

Kur u takuam, më tha se kishte qenë në tre lidhje afatgjata, dhe kështu supozova se numri i partnerëve të saj nuk ishte shumë i madh. Por muajin e kaluar, gjatë një bisede me miqtë tanë, ajo pranoi se ka shkuar me të paktën 10 burra brenda një nate. Ishte e dehur.

Kur arritëm në shtëpi, e pyeta se me sa persona kishte fjetur dhe më tha me 38. U mërzita. Tani sa herë që përpiqemi të jemi intim, nuk mund të mos mendoj për të gjithë burrat me të cilët ka bërë seks. Po mendoj të ndahem”.

“Dear Deidre” thotë:

Pse numri ka rëndësi? Gjëja e rëndësishme është që ajo ka zgjedhur t’ju përkushtohet. Do të ishte turp të hiqnit dorë nga një marrëdhënie e lumtur dhe të shëndetshme për shkak të të kaluarës së saj, e cila është diçka që ajo nuk mund ta ndryshojë tani.

Xhelozia që ndjeni mund të jetë një shenjë e pasigurive tuaja. Ndoshta jeni të shqetësuar se ajo do të mërzitet.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al