9 Prill, 2022

“Ju po bëni lojë”- Astriti prish përfundimisht miqësinë mes dy konkurrenteve të Për’Puthen: Këtu fshihet shoqëria me ty, më bëre të…


Rrushe Zyba i ka dhënë përfundimisht fund shoqërisë së saj me Alesja Hoxhën, dhe shkak për këtë është bërë pëlqimi që ato të dyja kanë për njërin nga konkurrentët e Për’Puthen, Astrit Osmanajn.

Rrushja kishte shprehur pëlqim për konkurrentin, por pas takimit të tij me Alesjan ajo u shpreh e revoltuar ndaj saj duke i thënë se është futur “mes tyre.” Pëlqimi i Alesjas për Astritin solli një krisje të miqësisë  së ngushtë që ajo kishte krijuar me Rrushen në program.

Dy vajzat janë përballur sot në punatën e “Prime”, ku ka qenë Rrushja ajo që i tha Alesjas se shoqëria e tyre ka përfunduar aty pasi nuk ka më besim te ajo.

Biseda:

Alesja: Keni të drejtë të hidhni baltë mbi mua.

Rrushja: Ti mendon që dua të përbuz dikë dhe të ngre imazhin tim.

Alesja: Ti më thua mua që më ke akuzuar që jam shoqe e keqe dhe të kam bërë prapa krahëve, kur ti kam thënë të gjitha. Nuk kam bërë asgjë. Të tregova çdo gjë në celular.

Rrushja: Këto janë justifikimet e tua.

Alesja: Për çfarë i thua justifikim? Janë fakte.

Rrushja: Më bëre të ndiehem shumë keq, edhe të nesërmen isha shumë keq. Dhe ti e kishe kaluar aq kollaj, si të mos kishte ndodhur asgjë. A më kupton? Këtu fshihet shoqëria me ty. Nuk të besoj, as ti nuk më beson mua. Po them atë që ndjej.

Alesja: Ti mendon se po gropos Alesjan, por e ke shumë gabim. E ke shumë gabim se çdo gjë hapet e pastër, do vij dita dhe do e kuptosh kush është shoqja e mirë dhe e keqe.

Rrushja: Ju po bëni lojë që të dilni çift dhe Alesja të dalë keq.

Kujtojmë se edhe gjatë njërës nga punatatat e emisionit, Alesja, u prek dhe nisi të qajë. Kur u pyet se përse është në këtë gjendje, ajo tregoi se ka marrë shumë reagime në rrjet për shkak të situatave të fundit me Rrushen dhe Astritin.

Biseda gjatë puntatës:

Bora Zemani: Çfarë të bën të ndihesh keq?

Alesja: Çdo situatë që më ka ndodhur këtu është shumë për mua.

Bora Zemani: Cilat situata konkretisht, sepse rrugëtimi yt këtu ka qenë i vështirë, je përballur me momente të ndryshme, por çfarë po të ngarkon kaq shumë tani?

Alesja: Po sepse i kam parë reagimet që kanë ndodhur këtu dhe çdo lloj gjëje tjetër… sulmet… “shoqe e keqe, shoqe e mirë” edhe nuk ndiej që jam shoqe e keqe.

Bora Zemani: Kjo të ka mërzitur më shumë, që të kanë konsideruar për shkak të situatave edhe si shoqe e keqe?

Alesja: Po.

****

Biseda mes Alesjas dhe Rrushes:

Alesja: Jam një shoqe e keqe apo një shoqe e mirë, si e ke menduar? Tani që je më e qetë.

Rrushja: Kush të tha që jam më e qetë?

Alesja: Okej, kur të qetësohesh dua një përgjigje personalisht. Kur të qetësohesh. Ndoshta edhe pasi të mbarojë ky program dua një përgjigje personalisht.

Rrushja: Unë thjesht të kam besuar shumë edhe të kam vlerësuar shumë, por ti nuk ma ke kthyer me të njejtën anë. Prandaj kemi ardhur deri në këtë situatë. Thjesht jam shumë e lodhur psikologjikisht, nuk besoj më asgjë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al