1 Tetor, 2018

Ju çfarë do kishit bërë? Çifti britanik i ktheu 6.200 euro zonjës që i kishte humbur (FOTO)


Një çift britanik gjeti më shumë se 6.200 euro në një çantë teksa ishin me pushime në Kretë të Greqisë.

22-vjeçarja Jessica Frank dhe Edward Gibson, 24, me të kuptuar se kishin gjetur një shumë të madhe parash, i janë drejtuar policisë për të gjetur të zotin e tyre.

Akti i tyre u vlerësua shumë, pasi ata përfituan përmirësim hotelesh dhe udhëtime më të lira në taksi. Gjithashtu çifti mori edhe një përqafim të madh nga 60-vjeçarja që mori paratë e saj.

“Isha pranë një dyqani kur pashë çantën e humbur. Fillimisht mendova se kishte letra, por kur e hapa pashë se kishte para. Nuk e mendova për asnjë moment që ta mbaja për vete. E dija se unë dhe partneri im nuk kishim asnjë të drejtë për të”, ka thënë Jessica nga Middlesbrough.

“Kur policia na mori për të takuar zonjën që i takonin paratë, ajo qante dhe na bekonte. Paratë ishin jetesa e saj”, ka shtuar ajo.

“Policisë iu deshën 20 minuta për të numëruar paratë. Ne i shihnim dhe thoshim “o Zot”. Disa vendas aq para i fitonin gjatë një viti”, u shpreh Edward nga Darlington.

“U quajtëm hero. Ishte një ndjenjë shumë e mirë teksa bëmë gjestin e duhur, dhe për dikë tjetër ato para ishin gjithçka kishte”, ka vijuar më tej Jessica.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al