16 Shkurt, 2022

Johnny Deep nderohet me medalje nga Presidenti Serb, Aleksandër Vuçiç


Në një ceremoni në Beograd për të shënuar ‘Ditën e Shtetësisë Serbe’,  presidenti serb, Aleksandër Vuçiç i dhuroi ditën e martë aktorit të njohur të “Hollywood”-it, Johnny Depp, një medalje të artë për “meritat e shquara në aktivitetet publike dhe kulturore, veçanërisht në fushën e artit filmik dhe promovimin e Republikës së Serbisë në botë”.

Vuçiç ia dorëzoi medaljen Depp-it në një ceremoni të ‘Ditës së Shtetësisë’ në kryeqytetin Serb dhe gjithashtu nderoi përfaqësuesit politikë të serbëve në Ballkan, ish-luftëtarët në luftën e Kosovës dhe të tjerë.

Depp, i cili ka qenë i përfshirë në disa projekte të lidhura me vendin në vitet e fundit, duke përfshirë xhirimet e skenave në Beograd për filmin artistik ‘Minamata’ dhe një rol kryesor në serialin e animuar të prodhuar nga Serbia ‘Puffins Unlimited’, tha se ai ishte krenar që mori çmimin.“Unë sinqerisht, sinqerisht ju falënderoj, President Vuçiç, dhe këtë medalje të meritës, , ju falënderoj që u treguat kaq të sjellshëm për të ma dhuruar atë”, u shpreh aktori.

Johnny Deep ishte në qendër të polemikave vitin e kaluar kur vendimi i ‘Festivalit të Filmit’ në San Sebastian të Spanjës për t’i dhënë atij një çmim për arritje të jetës u kritikua nga grupet e të drejtave të grave, kjo pasi aktori humbi çështjen e shpifjes kundër një gazete që botoi akuza se ai kishte sulmuar ish-gruan e tij.

Ai është mirëpritur ngrohtësisht në Serbi në vitin 2010 kur vizitoi festivalin e filmit Kustendorf dhe u takua me presidentin e atëhershëm, Boris Tadic.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al