6 Janar, 2023

Jo vetëm që kurorëzuan dashurinë në martesë por partnerja e Eros Grezdës ka marrë dhe mbiemrin e futbollistit! Ja detaji që zbuloi këngëtarja


Futbollisti Eros Grezda dhe këngëtarja Ajsel Abazi, zbuluan se kanë kurorëzuar në fshehtësi dashurinë e tyre.

Ata përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram me rastin e Vitit të Ri, iu drejtuan ndjekësve të tyre këtë festë si ‘Zoti dhe Zonja Grezda’.

“Zoti dhe Zonja Grezda ju dëshirojnë një vit të lumtur”, ka qenë mbishkrimi  sipër një fotografie të përbashkët të publikuar në Instagram.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eros Grezda (@erosgrezda)

Mirëpo së fundmi është zbuluar dhe një detaj i cili konfirmon edhe një herë se çifti kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë. Në profilin e këngëtares në Instagram është vënë re ndryshimi në mbiemrin e saj. Nga Ajsel Abazi tashmë është bërë Ajsel Grezda, duke treguar kështu se bukuroshja ka vendosur të mbajë mbiemrin e futbollistit.

Nuk dihet se kur ka nisur raporti mes dy personazheve, por teksa vetë Erosi shpërndan fotot e saj në rrjetet sociale, lidhja e tyre dukej e konsoliduar tanimë. Lajmin e ka bërë me dije vetë Grezda me anë të një story në “Instagram”, ku duket duke darkuar vetëm për vetëm me partneren e tij.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al