17 Gusht, 2022

“Jetuam 3 vite bashkë, më nxori nga shtëpia dy muaj para dasmës”, ish e dashura e lojtarit shqiptar me akuza të rënda: Vinte i alkoolizuar dhe…


Modelja e njohur shqiptare, Vesa Vllasaliu ka hedhur akuza të rënda në drejtim të ish të dashurit të saj, futbollistit Mërgim Berisha.

Nëpërmjet një postimi në profilin e saj të rrjetit social “Twitter” modelja ka shkruar se në 3 vite lidhje, 2 vite fejesë dhe jetesë prej 1 vite e gjysmë sulmuesi Berisha e ka nxjerrë nga shtëpia dy muaj para dasmës.

Gjithashtu Vllasaliu me anë të një komenti ka deklaruar se 24-vjeçari vinte në orën 4 të mëngjesit i alkoolizuar:

“3 vite lidhje, rreth 2 vite fejesë, jetuam 1.5 vjet bashkë dhe më nxori nga shtëpia 2 muaj para dasmës sepse faktet ishin shumë të rënda për të.

VESA VLLASALIU MERGIM BERISHA

3 javë pasi mbaroi lidhja jonë, njerëzit e panë atë me dikë të ri dhe tani ai është hapur në rrjetet sociale.

Nuk mund të lihet vetëm një grua në shtëpi deri në 4 të mëngjesit. Paç fat me alkoolin”, shkroi Vllasaliu.

Mërgim Berisha është sulmues i Fenerbahçes dhe me fanellën e gjigantëve turq këtë sezon në kampionat është aktivizuar në një sfidë duke shënuar dhe një gol.

2

1

VESA VLLASALIU MERGIM BERISHA 1

VESA VLLASALIU MERGIM BERISHA 2

VESA VLLASALIU MERGIM BERISHA 1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al