3 Tetor, 2020

“Jeta ime sentimentale si komedi”- Seks simboli i Hollywood nuk po gjen të dashur: Jam e sigurt që e kam fatin tim dhe po përpiqem ta gjej


Sharon Stone rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve kur luajti në thrillerin e vitit 1992, “Basic Instinct”, një film që e ktheu në një seks simbol të Hollywood.

Por aktorja, duket se nuk ka shumë fat në lidhje pas së fundmi është shprehur se jeta e saj sentimentale është “si një komedi”.

Sharon Stone tregoi se u largua nga aplikacioni i njohjeve online Bumble, vitin e kaluar pasi askush nuk e besonte se ishte me të vërtetë ajo.

“Do të doja të kisha qëndruar,”- rrëfeu 62-vjeçarja.

Aktorja, e cila është nënë e tre djemve, tha se është e hapur për takime të reja tani që është më e madhe.

 “Mendoj se duhet të zgjidhni se si dëshironi të plakeni,”- tha ajo. “Jam e sigurt që kam fatin tim dhe po përpiqem ta gjej atë me sa më shumë integritet që të mundem.”

Ndërsa që qenurit një simbol seksi, Sharon Stone është e vetëdijshme se është një titull që do të mbajë gjithmonë.

“Është vërtetë e vështirë të më largohet ky titull. Kurrë nuk e mendoja se isha aq seksi,”– tregoi aktorja.

Në shkurt, ylli I Hollywood zbuloi se ishte beqare dhe e gatshme për tu lidhur.

“Jam e hapur për lidhje të reja,”- u shpreh Stone në atë periudhë.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al