10 Prill, 2018

Jeta dhe lidhjet e dashurisë së Angelina Jolie, edhe me një femër (FOTO)


Aktorja e “Hollywood”-it Angelina Jolie është shumë e njohur prej roleve që ka luajtur në filma të ndryshëm. Por përveç kësaj, ajo është bërë e famshme edhe për lidhjet e saj, ku mes të cilave ka pasur një periudhë kohe edhe me një femër tjetër.

Angelina Jolie është një emër i njohur i botës së “Hollywood”, por përveçse filmave ku ka aktruar, ajo është bërë e famshme edhe për lidhjet e saj, ku mes të cilave ka pasur për një periudhë kohe edhe me një femër tjetër.

Angelina Jolie dhe vëllai i saj u rritën nga mamaja e tyre, Marcheline Bertrand, pasi prindërit e tyre u ndanë në 1976-n.

Punën e parë në aktrim ajo e bëri në moshën 7-vjeçare.

Teksa xhirohej filmi “Hackers” Angelina Jolie takoi Johnny Lee Miller, çifti u martuar në 1996-n.

Po në 1996, Angelina Jolie u njoh me Jenny Shimizu, me të cilën ra në dashuri duke pasur për një kohë të shkurtër edhe një marrëdhënie lesbike.

Pas eksperiencës me një femër tjetër, ajo u lidh me Timothy Hutton. Lidhje që zgjati për 3 vite.

Në vitin 1999, teksa xhirohej “Pushing Tin” Angelina Jolie harroi Hutton dhe u lidh me Billy Bob Thornton, por pas 3 vitesh ata u divorcuan.

Në vitin 2005 u xhirua “Mr. & Mrs. Smith”, një film i suksesshëm që solli edhe shkëndijat e para të dashurisë mes saj dhe Brad Pitt. Ky i fundit ishte i martuar me Jennifer Aniston në atë periudhë. Një lidhje që zgjati për 12 vite, deri sa çifti vendosi të divorcohet në 2017-n.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al