8 Janar, 2019

Jennifer Lopez është e lumtur që nuk e ka takuar më parë të dashurin, tregon arsyen domethënëse


Këngëtarja e famshme Jennifer Lopez është shprehur se nuk do të kishte qenë një “lidhje e suksesshme” me partnerin e saj, Alex Rodriguez nëse do ishin takuar më herët.

49-vjeçarja është në një lidhje me 43-vjeçarin që në shkurt të vitit 2017. Teksa ata po bëjnë dy vite bashkë dhe janë në kërkim të një shtëpie më të madhe për familjen e tyre të përzier, këngëtarja është shprehur se fillimisht i është dashur të mësonte të donte veten.

“Nuk isha gati për marrëdhënie të shëndetshme, sepse kisha nevojë të isha e qetë psikologjikisht, të dija vlerat e vetes dhe të ‘luftoja’ me pasiguritë e mia”, tha ajo për revistën “Garzia”.

Ndërkohë familja është e përbërë nga gjashtë pjesëtarë. Alex ka dy fëmijë, Natasha dhe Ella, 14 dhe 10 vjeç ndërsa Jennifer ka binjakë nga martesa e saj me këngëtarin Marc Anthony, Max dhe Emme, të dy 10 vjeç.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al