16 Mars, 2022

“Jemi në 2021″/ Gafa e Sarah Berishës në videon që nuk shkoi aq mirë sa priste


Blogerja e njohur Sarah Berisha që pas daljes nga “Big Brother VIP” ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale, ku poston momente gjatë rutinës së saj ku pjesë e tyre është dhe partneri Dj PM.

Në një nga ‘InstStoryt’ e saj, modelja ka treguar që i kanë ikur dritat dhe mbi videon ka shkruar “jemi në 2021 miq” duke lënë kështu një gafë të momentit por duket se Sarah e ka kuptuar menjëherë se ka ngatërruar vitin.

Modelja duket se e mori me shumë sportivitet situatën ku direkt pas saj ajo ka korrugjuar vitin “2022*” ku e kishte bashkangjitur me një video virale të një burri i cili kërkon disa herë falje, duke iu drejtuar kështu ndjekësve të saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al