18 Prill, 2022

“Je tërbuar fare, mjerë familja!” U kritikua për videon e fundit, Jasmin Kadriu i kundërpërgjigjet komentuesit


Ish-konkurrentja e “Për’puthen” Jasmin Kadriu ka qenë javët e fundit në qendër të vëmendjes, teksa vazhdon të nxisë polemika për lidhjen e saj me Ardian Bujupin.

Ajo ka publikuar së fundmi një video me bikini në TikTok ku kërcen me këngën e Ardianit. Ky i fundit e ka bërë duet këtë video dhe ka bërë reagimin e tij. Mirëpo, fansat duket se nuk kanë qenë dhe shumë të lumtur me veshjen e Jasminës dhe kanë shpërthyer në kritika. (KLIKO)

Një koment ka marrë edhe vëmendjen e Jasminës. “Ahh ti moj je tërbuar të ka hipu vetja në qejf. Mjerë familja çfarë edukate të ka dhënë”- i shkruan dikush asaj, teksa Jasmina ia kthen:” Çfarë edukate më ka dhënë, shko andej se latë nam. Nëse doni të shpërndani negativitet bëjeni me injorancën që keni pa përfshirë familjen në çdo gjë.”

Pas pjesëmarrjes në videoklipin e Ardian Bujupit, Jasmina është përfolur për një lidhje me të. Ndryshe nga artisti që i ka mohuar zërat duket se Jasmina ka dashur të jetë qendra e vëmendjes dhe ta përdorë këtë rikthim në media pas mbylljes së aventurës me Andi Artanin me të cilin doli çift nga emisioni i dashurisë. E pyetur në intervista të ndryshme rreth kësaj teme ajo nuk ka dashur të pohojë ose mohojë duke thënë se nuk do që të ndajë detaje nga jeta e saj private.

“Duke qenë se kam dalë nga një emision dashurie, e kam pasur ‘të detyrueshme’ që jetën time private ta mbaja të hapur. Por tani kam vendosur që ta mbaj private. Dhe nuk dua të jap sqarime të mëtejshme. Ndoshta ka pasur, e ndoshta jo shkëndija mes nesh. Kur dy persona takohen dhe nuk kanë komplekse, krijohen gjithmonë mendime se mund të jenë në lidhje. Jemi të dy me botë të zgjeruara”, është shprehur Jasmina në një intervistë.

Para se të publikohej kënga ajo udhëtoi drejt Gjermanisë ku u takua me Ardianin, gjë që nxiti shumë dyshime. Por, edhe këtë herë u mohuan nga Ardiani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al