6 Shkurt, 2024

“Je me dy fytyra, ma shpifët”- Rike shpërthen keq ndaj Deas dhe Heidit: Jeni fallco, a keni karakter/ Çfarë ndodhi mes vajzave?


Rike Roçi mëngjesin e sotëm ka debatuar ashpër me Dea Vierin në “Big Brother VIP”.

E acaruar nga falsiteti mes vajzave në shtëpi, me tone të larta ajo i tha konkurentes se ia ka shpifur me përqafimet dhe puthjet me Roza Latin pasi ato nuk lënë gjë pa thënë për njëra-tjetrën.

Rikja u shpreh se të gjitha vajzat në shtëpi janë fallco, ndërsa tha se është zhgënjyer shumë nga Heidi sepse ajo ka me dy fytyra.

 

Pjesë nga debati

Rikja: Ma keni shpifur me përqafime. Çfarë i the Rozës, ke të drejtë?

Dea: Po

Rikja: Ok, përqafoje tani

Dea: Për lojën që më tha kishte të drjetë

Rikja: Aman o zemra, nuk i kam qef falsitetet. Vërtetë ma shpifët mi se dje i the rozë ke të drejtë dhe sot e përqafon. Jeni fallco o zemër

Dea: Po tani unë do ti them mirëmëngjes

Rikja: Përqafoje zemër, përqafoje. Po ik mi se ma shpifët

Dea: Zemër ajo ka shtatë arsye që unë kam thënë në prime

Rikja: Është fallco, jeni fallco unë nuk ju shikoj dot nga e para deri tek e fundit

Dea: Fatkti që unë Rozës i thashë që ke të drejtë se nuk është aq e çiltër…

Rikja: Mbani qëndrim me njëra-tjetrën se ngelët duke debatuar dhe pastaj duke u përqafuar. Ma keni shpifur, mbani qëndrim. A keni karakter a çfarë ndreqin jeni ju me njëra-tjetrën?

Dea: Ti tani thua që unë duhet të mbaj qëndrim?

Rikja: Po mbani qëndrim moj se çfarë nuk nxirrni nga goja dhe pastaj zemra, shpirti dhe buzëqeshje, po ik o gocë se ma keni shpifur

Dea: Rike po e bën më të madh se ç’është në të vërtetë

Rikja: Ma keni shpifur për Zotin. Ti më ke zhgënjyer me të vërtetë mua

Heidi: Ua Zot tashi s’do flej gjum natën unë se kam zhgënyer Riken

Rikja: Mbaj paranojat e tua ti, mbaji se i ke mirë. Unë me pambuk dhe ti me gurë, vetëm ty të paskam parë

Heidi: O Zot i madh këtu duan dashuri me zor

Rikja: Ku isha keq unë për dashurinë tënde mi? Ti je me dy fytyra

Heidi: Unë kam dyshimet e mia dhe ti më thua kështu

Rikja: Hajde mi thuaj, hajde mi thuaj

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al