28 Prill, 2020

“Je e vdekur”- Kërcënohet publikisht me jetë këngëtarja shqiptare: Ky presion dhe kjo luftë është …


Këngëtarja e njohur shqiptare Eliza Hoxha është kërcënuar me jetë publikisht.

Lajmi u bë i ditur nga vetë këngëtarja me anë të postimeve në rrjetet sociale ku postoi komentin ku e kërcënuan.

“Eliza Hoxha je e vdekur”- shkruan kërcënuesi me emrin Shpend Dushi.

Këngëtarja shprehet se mesazhe të tilla si edhe ofendime i vijnë çdo ditë që kur u bë pjesë e politikës kosovare.

Eliza u shpreh se ky është pasqyrim i shoqërisë ku po jetojmë.

“Pasqyrë shoqërore kosovare! Që kur kam hyrë në politikë përditë marr ofendime publike dhe në inbox kot më kot. Liria me lincu edhe me stigmatizuar në Kosovë është aq e jashtëzakonshme saqë kalon në shkelje, abuzim dhe kërcënim të tjetrit. E gjitha kjo në emër të lirisë së mendimit dhe veprimit. Kur kësaj ia shton faktorin gjinor, ky presion dhe kjo luftë është edhe dy herë më e egër,”– shkroi këngëtarja.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al