18 Gusht, 2021

Japoni/ Shpërthimi i një vullkani nënujor ka krijuar një ishull të ri. Me një diametër prej 1 kilometrash, e ka shumë të…


Një ishull i ri në formë gjysmëhëne është shfaqur jashtë Japonisë, pas shpërthimit të një vullkani nënujor që filloi javën e kaluar dhe vazhdon të jetë ende aktiv.

ishulli

Ishulli i ri, me një diametër rreth 1 kilometër u zbulua 50 kilometra larg nga pjesa jugore e Minami Iwo Jima.

Ishulli i vendosur 1.200 kilometra në jug të Tokios u dallua të dielën me datë 15 gusht, përgjatë një studimi ajror pas shpërthimit që filloi të premten e kaluar, si pasojë e të cilit, roja bregdetare zbuloi sasi të shkëmbinjve vullkanikë që lundronin në det.

Edhe në të kaluarën janë zbuluar në të njëjtën zonë ishuj të rinj vullkanikë, por që më pas u fundosën për shkak të erozionit. Rasti më i fundit, daton në vitin 1986, ku një ishull u fundos vetëm pas dy muajsh. Raste të tjera datojnë që nga viti 1904 dhe 1914.

Mësohet se nëse një ishull i tillë arrin t’i mbijetojë efektit të valëve dhe rrymave detare, atëherë ai njihet si i formuar natyrshëm sipas ligjeve ndërkombëtare dhe mund të aneksohet në territorin e Japonisë.

Duke pasur parasysh vendodhjen e tij, ishulli do ta ketë të pamundur të rezistojë dhe aq më tepër për të ndryshuar shtrirjen e ujërave territorial të vendit aziatik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al