17 Nëntor, 2022

Janë kritikuar për puthjet me gjuhë në publik, Kourtney Kardashian zbulon arsyen


Kourtney Kardashian dhe bashkëshorti Travis Barker janë komentuar shpesh herë për mënyrën se si ata puthen më njëri-tjetrin ne evente të ndryshme ku marrin pjesë.

Në episodin e ri të “The Kardashians” të së enjtes, Kourtney përgatitet për debutimin e saj në Met Gala së bashku me Barker, 47 vjeç.

“Unë nuk dua ta bëj me buzëkuq dhe nuk dua të prish buzëkuqin tim, por gjithashtu nuk duam të mos puthemi, kështu që do të puthemi me gjuhë,”– u shpreh 43- vjeçarja.

“Kështu puthemi, kjo është arsyeja pse ne puthemi në atë mënyrë.”

Çifti, i cili u martua legalisht në Santa Barbara në maj dhe më vonë organizoi një ceremoni luksoze në Itali, mbërriti në Met Gala 2022 me veshje të ngjashme.

 “Më pëlqen se si isha versioni i dekonstruktuar i pamjes së tij të lëmuar në mënyrë perfekte. I kisha të gjitha elementet e pamjes së tij të mbështjellë mbi mua ”, tha Kardashian në Instagram pas eventit, e cila u mbajt vetëm disa ditë para dasmës së tyre.

 

Fundi i palosur, xhaketa dhe pantallonat e kostumit të Barker-it ishin të gjitha të përfshira në veshjen e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al